Kyresore » 2012 » Dhjetor » 14 » Abidal s’dorëzohet: Luftoj për t’u rikthyer
2:42 PM
Abidal s’dorëzohet: Luftoj për t’u rikthyer
Mbrojtësi francez i Barcelonës, Eric Abidal nuk dorëzohet dhe kërkon sërish që të rikthehet në fushën e blertë. "Ashtu sic thonë edhe mjekët, nuk është normale ajo që kalova unë. Po përpiqem të rikthehem të luaj sërish futboll. Nëse do t’ia arrij mirë, nëse jo s’është fundi i botës dhe do të qendroj pranë familjes time”, tha Abidal.Më 15 mars të 2011, Abidal iu nënshtrua një operacioni më mëlçi pas diagnostikimit me tumor në këtë pjesë të trupit. Pasi rimori veten, lojtari u rikthye sërish në fushë dhe në finalen e e Ligës së Kampioneve kundër Manchester United, të fituar nga katalanasit 3-1, luajti për 90 minuta. Në shenjë solidarizimi, Pyjol i dorëzoi atij shiritin e kapitenit dhe ngritjen e trofeut para 85 mijë spektatorëve të pranishëm në stadium.

Në sezonin pasues nisi të aktivizohej sërish, deri më 15 mars, kur mjekët njoftuan se kanceri në mëlçi nuk ishte zhdukur, ndaj kësaj here duhej t’i nënshtrohej transplantit. Dhuruesi ishte kushëriri i tij, Gerard. Në të njëjtën ditë, Barcelona mposhti 4-0 Getafen dhe fitorja iu dedikua mbrojtësit të saj, që rrezikon të mos kthehet më kurrë në futbollin e luajtur.

Më 21 maj të 2012, Abidal la spitalin dhe doktorët njoftuan lajmin e mirë se ai mund të rikthehej të luante futboll, por jo në një të ardhme të afërt. Vetë Abidal tha se fillimisht kërkon të shërohet plotësisht, e më pas të mendojë për rikthimin në futboll.

Kontrata e nënshkruar me Barcelonën e Abidal skadon më 31 dhjetor.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus