Kyresore » 2012 » Dhjetor » 28 » AVB: Bale, yll i futbollit botëror
2:34 PM
AVB: Bale, yll i futbollit botëror
Pas tripletës kundër Aston Villas në ndeshjen e fundit të Premier Leagues, trajneri i Tottenham Andre Villas Boas e ka cilësuar uellsianin Gareth Bale si një prej yjeve të futbollit botëror. 23-vjeçari vulosi triumfin 4-0 të skuadrës së tij pas golit të Jermain Defo në pjesën e dytë dhe arriti në kuotën e 10 golave sezonalë. "Ai rreshtohet mes më të mirëve. Po tregon aftësi dhe talent të një lojtari jonormal. Vazhdon të përmirësohet dhe mos harroni se është vetëm 23 vjeç dhe e pret një karrierë e madhe përpara. Nuk kam frikë ta quaj një yll të futbollit botëror", deklaroi tekniku portugez.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus