Kyresore » 2012 » Mars » 21 » Barcelona e shtin në ethe Realin (+VIDEO)
0:05 AM
Barcelona e shtin në ethe Realin (+VIDEO)
Në minutën e katërt Lionel Messi i jep një top Xavit i cili shënon për epërsinë e Barcelonës. Në minutën e 17, Lionel Messi shënon për të dyfishuar epërsinë e Barcelonës.Deri në fund të pjesës së parë Barcelona e dominoi në tërësi takimin por nuk po arrinte të shënonte ndonjë gol tjetër.Në minutën e 55, Diego Mainz shënon për të ngushtuar epërsinë e Bareclonës. Shtatë minuta më vonë, Guilherme Siqueira shënon nga penaltia për të barazuar rezultatin.Sidoqoftë, dukej se kjo gjë vetëm sa e nervozoi Barcelonën e cila në vazhdim ishte e papërmbajtshme. Në minutën e 67 Lionel Messi rikthen epërsinë e klubit të tij.
Në minutën e 82 pas një pasimi perfekt të bërë nga Iniesta te Messi i cili godet dhe më pas Tello shënon për 4-2. Messi në minutën e 86 pasi kalon edhe portierin kompleton hettrikun e tij në këtë takim.Në minutën e 89, Guilherme Siqueira shënon për 5-3 dhe për të kompletuar rezultatin përfundimtar të një ndeshje perfekte.Me këtë fitore Barcelona ka plotë 66 pikë, pesë më pak se Real Madridi që nesër zhvillon ndeshjen me Villarealin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus