Kyresore » 2012 » Dhjetor » 5 » Barcelona, fushatë kundër duhanit
1:06 PM
Barcelona, fushatë kundër duhanit
Barcelona ka filluar një bashkëpunim me Komisionin Evropian t’i ndihmojë fansat e futbollit që të heqin dorë nga pirja e duhanit.
Disa nga yjet e mëdha të futbollit si Andres Iniesta, Xavi e Carles Puyol i kanë ftuar mbështetësit anembanë Evropës t’i thonë ‘Jo’ pirjes së duhanit dhe kanë garantuar se do ta ofrojnë një guidë dhe mbështetje për fansat që duan ta lënë cigaren.Kampanja e klubit katalunas, e quajtur ‘Ndalo duhanin me Barçën’, mund të gjendet online në kompjuter dhe në telefon mobil (programi ka emrin FCB iCoach), ku jep këshilla, informata për ndalimin e përdorimit të duhanit dhe motivime nga lojtarët e Barcelonës bashkë me influencën e figurave tjera në klub si trajneri Tito Vilanova dhe presidenti Sandro Rosell.Kjo kampanjë arrin afro një vit pasi klubi Blaugrana vendosi ta ndalonte pirjen e duhanit në stadiumin Camp Nou.Kampanja është lëshuar të shtunën dhe ka për qëllim t’i ndihmojë tifozët e Barcelonës, por edhe të tjerë në mbarë botën.

Me 140 milionë përdorues të duhanit në Evropë, Komisioni Evropian është i bindur se reputacioni i katalunasve si njëri prej klubeve më të mëdhenj në botë, do të ndikojë te shumë persona që ta ‘shqelmojnë’ duhanin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus