Kyresore » 2013 » Janar » 9 » Beckham, ofertë shokuese nga Katari
4:41 PM
Beckham, ofertë shokuese nga Katari
Po i afrohet moshës 37-vjeçare dhe aktualisht është pa kontratë, por David Beckham, ashtu siç ka ndodhur gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë vazhdon të jetë protagonist në merkato. Pas kampionatit amerikan me Los Angeles Galaxy, mesfushori anglez do të nisë një aventurë të re në Katar. Për këtë janë të sigurta mediat britanike, të cilat kanë zbuluar edhe detajet e këtij operacioni. Anglezi do të fitojë 20 milionë stërlina në dy vjet, ndërsa drejtuesit e Federatës të Katarit e shohin ish-futbollistin e Manchester United, Real Madrid dhe Milan si njeriun e duhur për të përmirësuar imazhin e futbollit në vendin që do të zhvillojë Botërorin 2022.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus