Kyresore » 2012 » Dhjetor » 13 » Botërori i klubeve, Chelsea-Corinthias finalja
3:12 PM
Botërori i klubeve, Chelsea-Corinthias finalja
Lojtarët e Chelseat, ashtu siç është pritur, janë kualifikuar për në finalen e Kupës së Botës për Klube pasi mundën Monterreyn me rezultat 3:1 dhe kështu kanë siguruar një biletë për finale, ku do të përballen me brazilianët e Corinthians për titullin e më të mirit në botë.Chelsea që nga minuta e parë ka dominuar ndeshjen dhe ishte afërt të realizimit të golit të parë nëpërmjet Eden Hazard dhe Branislav Ivanoviqit, të cilët ishin paksa të pasaktë. Megjithatë, "The Blues” me meritë kanë kaluar në epërsi pas një golit mjaft të bukur të realizuar nga ana e spanjollit, Juan Mata, të cilin e shënoi në minutën e 17-të dhe njëkohësisht vendosi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.Takimi në vazhdimi rrodhi me ritëm të njëjtë, ku futbollistët e ekipit londinez në saje të golit të spanjollit, Fernando Torres (‘46) krijuan epërsi prej dy golave pas ndihmës edhe të mbrojtësit Monterey. Vetëm dy minuta pas golit të dytë, lojtarët meksikanë të Monterreyt pësuan edhe golin e tretë. Juan Mata edhe njëherë detyroi futbollistët meksikan të nisën nga pika e qendrës, pas shënimit të golit të tretë në minutën e 48-të.

Ndërsa golin e vetëm dhe të nderit për ekipin meksikan e shënoi në minutën e fundit të ndeshjes Aldo De Nigris.

Pas kësaj fitore, lojtarët e Chelseat në finalen e së dielës do të takohen me ekipin brazilian të Corinthians, të cilët në gjysmë-finalen tjetër kanë triumfuar me rezultat minimal, 1:0 kundër Al Ahly-t.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus