Kyresore » 2014 » Janar » 27 » Bukuroshja 25-vjeçare për Januzaj: Kurrë nuk kam takuar njeri kaq koprrac
6:13 PM
Bukuroshja 25-vjeçare për Januzaj: Kurrë nuk kam takuar njeri kaq koprrac
Melissa McKenzie, ka deklaruar për The Sun, se kurrë në jetë nuk kishte dal në një takim me dikë që kishte qenë aq koprrac sa Adnani. Ajo është hidhëruar me Adnanin edhe për gjëra të tjera... Yjet e premier ligës angleze janë vënë në mbrojtje të yllit Adnan Januzaj, pasiqë tablloidi The Sun e ka publikuar një storie që e përqesh Januzajn, që një takim me një vajzë ka dal me rroba sporti, në një restorant të lirë - Nando.
Nën kryetitullin, "Takimi im i pavlerë në Adnando’s”, gazeta The Sun, e nxjerr një intervistë me Melissa McKenzie, e cila pretendon se ajo është gostitur me një shujtë që ka kushtuar 18 funta – rreth 22 euro – në Nando, dhe atë vetëm pasi ajo kishte paguar 5 funta parkingun. McKenzie gjithashtu ka shpalos edhe detaje tjera. Ka treguar se si së bashku me Adnanin e kanë shikuar X-Factor në një hotel me tri yje, e që fill pas përfundimit të shoë’t, 18 vjecari duhej të kthehej para orës 21 në shtëpi.
Januzaj gjithashtu është përqeshur nga gazeta se në takim ka dal i veshur me rroba sportive, me patika dhe me trenerkë. Gjithashtu është tallur edhe jogatishmeria e tij për të shpenzuar pak më shumë për një darkë. "Kurrë nuk kam takuar në jetë dikë më koprrac se sa Adnani”, ka thënë Melissa për The Sun.
Ne jemi takuar në rrjete sociale dhe për të dal në takim unë u vesha e u mbatha si është më së miri, madje vura edhe pedykyr. Më kushtoi 30 funta. "Prisja që ai do të vinte tek unë me një veturë vizllimë, por përfundova unë duke e vozitur atë me fiestën time të vjetër dhe unë ngela edhe duke u parkuar dhe paguar. Dhe ai më tha që do të më dërgonte në Nando’s – fytyra ime u zverdh”.
Ketë ngjarje restoranti shumë shpejt e ka kapitalizuar duke i ofruar Januzajt një dhuratë prej 50 funtave dhe nju këshillë: që të vishej pak më mençur herën tjetër.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus