Kyresore » 2012 » Mars » 30 » C.Ronaldo "çmend" Abramoviç
1:06 PM
C.Ronaldo "çmend" Abramoviç
Spekulimet rreth një largimi të mundshëm të portugezit Cristiano Ronaldo nga Real Madrid në përfundim të këtij sezoni vazhdojnë të qarkullojnë fuqishëm në ambjentet mediatike. Lajmet më të fundit rreth këtij fakti tregojnë se pronari rusi Chelsea, Roman Abramoviç, është gati të pagaujë shifra të çmendura vetëm që të sigurojë shërbimet e yllit luzitan. Sipas të përditshmes spanjolle "Marca", klubi londinez, ka gati plot 110 milionë euro për Ronaldon dhe në qoftë se ky transferim do të realzohet, do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Rekordi mbahet po nga Cristiano Ronaldo, në vitin 2009 kur kaloi nga Manchester United te Real Madrid për shifrën rekod të 94 milionë eurove.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus