Kyresore » 2012 » Qershor » 10 » CR7: Na mundi një gjuajtje në portë!
1:04 PM
CR7: Na mundi një gjuajtje në portë!
Humbja me Gjermaninë ka mërzitur Kristiano Ronaldon, por jo edhe aq shumë sa mendohej, pasi ylli portugez mendon se skuadra e tij do të kalojë këtë moment të vështirë dhe të vazhdojë në fazën tjetër të turneut. Sipas tij, kjo humbje ishte krejtësisht e pamerituar, pasi ekipi gjerman krijoi vetëm një rast dhe me atë gjuajtje fitoi ndeshjen."Ata kanë gjuajtur vetëm një herë në portë në pjesën e dytë, ndërsa ne goditëm dy herë traversën dhe krijuam shumë raste. Kemi qenë pa fat, meritonim të fitonim apo të paktën të barazonim në këtë sfidë”."Luajmë mirë, por nuk arrijmë të shënojmë, mendoj se është vetëm mungesë fati, nuk ka shpjegim tjetër. Kush e ka parë ndeshjen, e di se kemi luajtur më mirë se Gjermania, rastet e krijuara flasin vetë. Edhe në vitin 2004 humbëm ndeshjen e parë (ndaj Greqisë) por pastaj përfunduam në finale të turneut”, ishte fryma optimiste me të cilën Kristiano Ronaldo ka përjetuar disfatën e skuadrës së tij. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus