Kyresore » 2012 » Dhjetor » 20 » Dëmtohet Chielini, Juve në alarm për mbrojtjen
4:49 PM
Dëmtohet Chielini, Juve në alarm për mbrojtjen
Problemet në mbrojtjen e Juventusit duket se nuk kanë të sosur pas lamtumirës që i dha kësaj skuadre mbrojtësi Brazilin Lusio. Bardh e zinjve do tu mungojë edhe një nga pikat kryesore të këtij reparti Gjorgjo Kielini. I pari nuk arriti të ambjentohej asnjëherë me skuadrën bardh e zi ndërsa ky i fundit do të vuaj një dëmtim që mund ta lërë jashtë fushave të blerta për të paktën tre muaj. Humbja e një nga mbrojtësve më të mirë të skuadrës së Zonjës si dhe largimi i Lusios për tek skuadra e San Paolos në Brazil ka bërë që drejtuesit e Juventusit ti hynë merkatos për të siguruar shërbimet e një mbrojtësi që mund të mbajë lart mbrojtjen e bardh e zinjve.

Sipas asaj që raporton e përditshmja Torineze "TuttoSport”, janë të shumtë emrat që po vëzhgon Juventus për të siguruar fortësinë e repartit difensiv. Emri i parë në axhendën e drejtuesve të "Zonjës së Vjetër” është Hugo Campagnaro, të cilin Napoli mund ta shesë nëse nuk firmoset rinovimi i kontratës. Emri i dytë është ai i Federico Pelusos, mbrojtësi i Atalantas ka qënë pjesë e bisedimeve mes Juventinëve dhe Bergamaskëve gjatë ndeshjes të së Dielës dhe ku ekipi zikaltër ka kërkuar të riun Marrone.

Ndërsa emri i fundit është ai i Danilos që aktivizohet në radhët e Udinezes. Braziliani mund të mbërrijë në "Juventus Stadium” në formë huazimi deri në Qershor dhe më pas të blihet i gjithë kartoni i tij.

Tashmë është e sigurt që Juventus përveç ëndrrës për të sjellë pranë skuadrës një sulmues të talentuar po punon për të marrë edhe një mbrojtës që tashmë është i domosdoshëm për vijimësinë e rezultateve positive të skuadrës së Kontes. Juventus merr pjesë në tre kompeticione dhe blerja e një mbrojtësi të talentuar do të bënte shumë punë te Bardh e zinjtë që synojnë të arrijnë majat këtë vit jo vetëm në Itali.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus