Kyresore » 2012 » Mars » 23 » Dënime të lehta për Real Madrid
8:39 PM
Dënime të lehta për Real Madrid
Komiteti i Garave i Federatës Spanjolle të Futbollit pezulloi me dy ndeshje mbrojtësin e Realit të Madridit Pepe pasi ofendoi arbitrin pas përfundimit të takimit Villarreal-Real Madrid me frazën "Cfarë vjedhje! Bir k…”. Gjithashtu është pezulluar me një ndeshje Mesut Ozil, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Villarreal pasi duartrokiti me ironi vendimet e gjyqtarit në këtë takim. Të dy këta futbollistë do të mungojnë për madrilenët në ndeshjen e fundjavës me Real Sociedad.Komiteti u tregua "i butë” me Sergio Ramos, i cili gjithashtu mori karton të kuq pas dy ndërhyrjesh të rënda, duke i falur njërin nga kartonët e verdhë. Sipas Komitetit, në relacionin e gjyqtarit është bërë një gabim pasi nuk duhej ndëshkuar futbollisti me kartonin e parë të verdhë. Në këtë mënyrë mbrojtësi spanjoll është i disponueshëm për të luajtur.Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid, dhe Rui Faria, ndihmësi i tij, janë pezulluar respektivisht me një dhe dy ndeshje. Të dy portugezët u ndëshkuan me karton të kuq për shkak të protestave që pasuan golin e barazimit të vendasve.Real Madrid barazoi 1-1 dhe tashmë ndjen afrimin e Barcelonës në krye të renditjes. Katalanasit janë 6 pikë larg madrilenëve dhe duket se kampionati spanjoll është rihapur sërish duke marrë parasysh se Klasikja e radhës do të luhet në shtëpinë e Barcelonës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus