Kyresore » 2012 » Dhjetor » 13 » Dortmundi planifikon rikthimin e Nuri Sahin
8:50 PM
Dortmundi planifikon rikthimin e Nuri Sahin
Borussia Dortmund, kampion i Gjermanisë në fuqi, po planifikon rikthimin në skuadër të ishit-Nuri Sahin, një titullar i padiskutueshëm përpara largimit tek Reali i Madridit në vitin 2011.
I mbërritur në "Santiago Bernabeu” me shumë shpresa, turku përjetoi një sezon të parë zhgënjyes dhe u huazua gjate veres tek Liverpooli, pa një opsion blerje për edicionin e ardhshëm.Në Premier League, Sahin vazhdon të mos jetë në gjendje të gjejë nivelin e tij më të mirë, duke bërë që ideja e rikthimit në klubin "mëmë” të jetë gjithmonë e më reale.Sipas të përditshmes gjermane "Kicker”, në fund të këtij sezoni, Borussia do të paraqesë një ofertë për turkun, por diçka të tillë mund të bëjë edhe Liverpool apo skuadra të tjera. Megjithatë, Dortmundi niset në "pole-position”, pasi duket se Nuri Sahin parapëlqen idenë e rikthimit në Gjermani.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus