Kyresore » 2012 » Prill » 28 » Fatmire Bajramaj mund të futet në histori
10:38 AM
Fatmire Bajramaj mund të futet në histori
Mesfushorja kosovare Fatmire Bajramaj mund të bëhet futbollistja e parë që fiton Ligën e Kampionëve të femrave me tri skuadra të ndryshme, shkruan faqja zyrtare e UEFA-s të premten. Bajramaj ka fituar Ligën e Kampionëve me Duisburgun në vitin 2008 dhe me Turbine Potsdamin në vitin 2009. Ajo gjendet në finale të "Championsit" këtë edicion, ku skuadra e saj Frankfurt do të ndeshet me Olympique Lyonin më 17 maj në Mynih. Bajramaj njëherësh është edhe futbollistja e parë që do të luajë në katër finale radhazi të Ligës së Kampionëve. Ajo luajti edhe në finalen e edicionit të kaluar, ku pësoi me Potsdamin nga Lyoni.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus