Kyresore » 2012 » Dhjetor » 3 » Ferguson: Do doja ta shihja Mourinhon trajner të M.United
3:09 PM
Ferguson: Do doja ta shihja Mourinhon trajner të M.United
Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, beson se Zhoze Murinjo do të ishte një kandidat shumë i fortë për ta zëvendësuar pas largimit të tij nga drejtimi i kësaj skuadre. 70 vjeçari është në drejtimin e Junaitid që nga viti 1986 dhe nuk ka treguar ende se kur mendon të largohet nga futbolli aktiv.Por ai i ka thurur elozhe trajnerit aktual të Real Madrid dhe e sheh atë si një person me cilësitë e duhura për të drejtuar "djajtë e kuq”."Ai mund të drejtojë kudo, për këtë nuk kam dyshime”, ishte përgjigja e Ferguson në një dokumentar të "ITV4” ku u pyet nëse e shihte Murinjon si pasardhësin e tij.

"Unë nuk do ta kisha besuar kurrë se një person që nuk ka luajtur asnjë ndeshje futbolli do të bëhej një trajner i mirë, por në këtë rast mjafton të shohësh personalitetin e tij. Ai ka një personalitet të fortë të mrekullueshëm dhe kjo është ajo që bën diferencën”.

"Më kujtohet konferenca e tij e parë për shtyp te Çelsi dhe mendova: ‘O Zot! Ky qenka një arrogant!’. Ai po u thoshte lojtarëve të vet: ‘Shihni, unë jam speciali dhe ne nuk humbim ndeshje’. Ishte e pabesueshme, vinte në Angli, ishte i ri dhe deklaronte se ishte special. Por unë u thashë menjëherë lojtarëve të mi që të besonin se ata mund ta fitonin kampionatin”, tregon Ferguson për periudhën kur Murinjo mori drejtimin e Çelsit.

Dy trajnerët kanë krijuar një miqësi të fortë gjatë viteve dhe durojnë thuajse çdo lloj shakaje mes tyre. "Kur ai vjen në zyrën time, i pranon shakatë ndaj tij, kjo është ajo që më pëlqen më shumë. E ngacmoj shpesh, por ai pranon gjithçka me humor. Mendoj se imazhi polemik nuk e shqetëson Zhoze, pasi ai e di se rezultatet janë ato që kanë rëndësi”, tregoi Ferguson.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus