Kyresore » 2012 » Dhjetor » 14 » FIFA vendos sot për Kosovën
12:18 PM
FIFA vendos sot për Kosovën
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) pritet që të premten (sot) të vendosë për fatin e ndeshjeve miqësore të Kosovës. Në të vërtetë, ky organ i FIFA-s më 22 maj kishte vendosur që Kosovës t'ia lejojë ndeshjet miqësore. Por, më pas FIFA vendosi që vendimit t'ia shtojë disa modalitete, të cilat pritet të caktohen të premten (sot).Mbledhja e fundit e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s për vitin 2012 mbahet në Tokyo të Japonisë, ku po zhvillohet botërori i klubeve në futboll. Për Kosovën pritet të diskutohet në pikën 18 të rendit të ditës së mbledhjes së KE të FIFA-s, që përfshin çështjet politiko-sportive. Pika 18.1 e agjendës është: modalitetet e implementimit të vendimit për Kosovën.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus