Kyresore » 2012 » Dhjetor » 13 » Flamengo ka provat: Ziko shënoi më shumë se Mesi!
4:38 PM
Flamengo ka provat: Ziko shënoi më shumë se Mesi!
Pas Zambias, edhe brazilianët e Flamengos po kontestojnë rekordin e arritur nga argjentinasi i Barcelonës dhe po kërkojnë që ky titull për golat e shënuar në një vit, të mos i njihet Lionel Messit.Siç raportojnë mediet braziliane, Flamengo pretendon se Zico mban rekordin me 89 gola, të cilat i ka shënuar me sa duket në vitin 1979."Zico shënoi 81 gola për Flamengon, shtatë për ekipin kombëtar dhe një në ndeshjen miqësore të Argjentinë me pjesën tjetër të botës", shkruan në deklaratën e klubit të Flamengos."Çdo gjë që deri më tani është publikuar në lidhje me rekordin për golat është e gabuar. Messi nuk është top-golashënuesi i të gjitha kohërave për një sezon. Për mua ky është një gabim i madh ndërsa javën e ardhshme do të ankohemi në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit" tha koordinatori i statistikave të Flamengos, Bruno Lucena.Messi, me dy golat të cilat i shënoi kundër Cordobas për Kupën e Mbretit, ka ngritur numrin e shënimeve të tilla në 88-të, tre më shumë se rekordi i mëparshëm, të cilën zyrtarisht e mbante, Gerd Muller i Gjermanisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus