Kyresore » 2012 » Dhjetor » 1 » Guardiola ka marrëveshje me Cityn
1:38 PM
Guardiola ka marrëveshje me Cityn
Pep Guardiola ka marrëveshje paraprake për t'u bërë trajner i skuadrës angleze Manchester City, shkruan  gazeta angleze "Daily Mirror". Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i FIFA-s, Francios Gallardo. Sipas Gallardos, Guardiola do ta zëvendësojë italianin Roberto Mancini, i cili do të shkarkohet në fund të këtij edicioni pasi krerët e Cityt nuk janë të kënaqur me punën e tij. Guardiola 41-vjeçar, në fund të edicionit të shkuar u largua nga skuadra e Barcelonës dhe bëri të ditur se nuk do t'i rikthehet zejes së trajnerit pa pushuar një vit për t'i "rimbushur bateritë". Ai qëndroi në krye të Barcelonës për katër vjet (2008-2012) dhe me skuadrën katalane fitoi 14 trofe, përfshirë këtu tituj të kampionit në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. 

"Guardiola ka marrëveshje për t'u emëruar trajneri i ardhshëm i Manchester Cityt, menjëherë pas largimit të Roberto Mancinit", ka deklaruar Gallardo. "Nuk ka aspak lidhje nëse Milani dhe skuadrat e tjera i kanë bërë oferta Guardiolës, pasi ai tashmë e ka marrëveshjen me Cityn". 

Agjenti i FIFA-s ka bërë të ditur se Guardiola tashmë e ka bërë edhe listën e lojtarëve që synon t'i transferojë te City. Sipas agjentit, në këtë listë janë të përfshirë disa futbollistë të Barcelonës, kurse synimi i tij primar do të jetë portieri Victor Valdes. 

"Do të jetë një ofertë për Valdesin që do t'i çmendë të gjithë. Ai nuk është i vetmi që e kërkon Guardiola nga Barça", është shprehur Gallardo. "Të isha sikur Barcelona, do të kisha filluar të shqetësohesha qysh tash". 

Te City tashmë janë angazhuar disa ish-zyrtarë të Barcelonës. Muajin e shkuar drejtor i Cityt është emëruar Txiki Begiristain, i cili te skuadra angleze ka angazhuar edhe Ferran Sorianon si shef ekzekutiv.  
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus