Kyresore » 2012 » Mars » 21 » Holandezi, Van Basten: Barca ki kujdes nga Ibrahimovic!
3:46 PM
Holandezi, Van Basten: Barca ki kujdes nga Ibrahimovic!
Ish-sulmuesi holandez i Milanit, Marko Van Basten, i cili nga sezoni i ardhshem do te jete trajneri i Heerenveen, ka dhene mendimin e tij per trajneret e kuqezinjve dhe bardhezinjve. "Allegri me duket nje trajner shume i mire, ndersa Conte me duket pak fanatik kur drejton nga stoli”, theksoi Van Basten. Ish-futbollisti foli edhe per Zlatan Ibrahimovic: "E di qe na krahasojne shume me njeri-tjetrin. Ibra shenon shume gola dhe nuk eshte e vertete qe nuk eshte deciziv ne ndeshjet e Champions. Nese nje sulmues shenon ne Serine A mund te shenoje kudo. Nuk e di nese une gaboja me pak para porte, di vetem qe edhe ai po shenon shume me Milanin.”Nje mendim edhe per cerekfinalen Milan-Barcelona: "Do te jete nje ndeshje interesante, Milan ka luajtur nje ndeshje te bukur kunder katalanasve ne San Siro. Gjithsesi Barcelona eshte ekipi me i forte ne bote dhe per Milanin nuk do te jete e lehte.”
Abidal, solidaritet me Muamba
Mbrojtesi i majte i Barcelones, Erik Abidal, i ka derguar nje mesazh solidariteti mesfushorit te Bolton, Fabris Muamba, i cili pesoi infarkt ne fushe gjate ndeshjes se fundjaves kunder Tottenham. Edhe Abidal po kalon nje situate te veshtire shendetesore, pasi se shpejti pritet te beje transplantim te melcise per shkak te tumorit qe e goditi nje vit me pare. "Fabris Muamba, e gjithe zemra ime eshte me ty dhe me te dashurit e tu! Ne jemi me ty dhe me familjen tende!”, ishte mesazhi qe eshte shfaqur sot ne faqen zyrtare te Facebook te mbrojtesit te ekipit katalanas.
Sipas raporteve te fundit qe vijne nga spitali i Londres ku eshte shtruar Muamba, 23 vjecari ka filluar te dialogoje normalisht me personat perreth, ndonese mbetet ende nen vezhgim 24 ore dhe situata e tij cilesohet kritike nga mjeket. Nderkohe, Abidal vazhdon te stervitet rregullisht me skuadren e Barcelones, pasi nuk ka nje njoftim zyrtar se kur do te jete data e operacionit te tij.
Barca i zgjat kontraten Abidal
Barcelona luan te marten ne mbremje ndaj Granades, duke tentuar ta coje ne 5 pike diferencen me Realin e Madridit, qe nje dite me pas do te perballet me Vilarealin ne transferte. Por, ndeshja ka dale serish ne plan te dyte per katalanasit, te cilet i kane ofruar rinovimin e kontrates Eric Abidal, megjithe problemet e tij me shendetin. "Kjo gje tregon edhe njehere madheshtine e ketij klubi, - deklaroi trajneri Pep Guardiola. – Abidal do te luftoje per veten e tij, por ne do te jemi me te”, shtoi ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus