Kyresore » 2012 » Mars » 21 » Inter, pa Snejder në Torino
3:37 PM
Inter, pa Snejder në Torino
Wesley Snejder me shumë mundësi nuk do të jetë në dispozicion të Ranierit për trasnfertën e ditës së dielë që Interi do të luajë në Torino ndaj Juventusit. Organizatori hollandez i ka kaluar problemet në kofshën e këmbës së djathtë, por stafi mjekësor ziklatër kërkon që të tregohet i kujdesshëm për të evituar rikthimin e dëmtimit.Gjithashtu Interit i duhet të bëjë sërish pa Alvarez dhe Guarin. Argjentinasi nuk do të rikthehet as në këtë ndeshje, ndërsa kolumbiani (që ende nuk ka debutuar me Interin) nuk dihet se kur mund të jetë i gatshëm.Lajme të mira ndërkohë për Stankovic dhe Chivu. Mesfushori serb dhe mbrojtësi rumun do të grumbullohen me ekipin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus