Kyresore » 2012 » Mars » 21 » Juventusi eliminon Milanin
0:38 AM
Juventusi eliminon Milanin
Ndeshje dramatike në takimin e zhvilluar sonte në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Milanit. Edhe pse Milani barazoi në 2-2, Juventusi ka siguruar kualifikimin në finale të Kupës së Italisë falë rezultatit më të mirë në të dy ndeshjet gjysmëfinale (4-3). Që në minutat e para loja ka filluar me një presing të Milanit, ku në minutën e 6-të Vidal nëpërmjet një pasi të bukur nga Vucinic ka kthyer topin në qendër, por largohet nga mbrojtja. Në minutën e 16 Muntari është ndëshkuar me karton të verdhë, ndërsa ne minutën e 22-të pas një gafe të Lishtajnër përfiton Ibrahimovic, gjuan por pret Amelia. Pjesa e parë ka vijuar me tentime të rrezikshme nga të dyja ekipet megjithëse dominimi i lojës i përket Juventusit. Në minutën e 24-të Sedorf drithëron stadiumin e Juventusit nga një tentative e rrezikshme nga 30 m. Nderkaq ka vijuar sulmi i Juventusit, ku në minutën e 28-të Pirlo me një pasim magjik e kalon topin tek Lishtajner duke e pasuar për Del Pieron, i cili shënon duke e çuar gjithë stadiumin në këmbë. Rezultati 1-0 vijon deri në minutën e 51 ku Milani nëpërmjet një gjuajtje spektakolare me kokë nga i riu Mesbah barazon 1-1. Pas shënimit të golit Milani merr energji te paparë në sulm. Raste të shumta vijnë për të dy ekipet, ndërsa në minutën e 65-të Muntari me një tentativë për të arritur topin e humbet atë, dhe nga ana tjetër Mirko Vucinic leviz bukur në zonë, tenton të bëj gjithcka vetë por topi përfundon në shtyllë të jashtme. Vijon kështu ndeshja me zëvendësim nga ekipi i Milanit, në minutën e 68 del Aquilani futet Nocerino, ndërsa El Sharaui zëvendësohet nga Inzaghin. Minuta e 80-të sjell surprizën e vërtetë për Milanin, ku Maksi Lopez arrin ti japë Milanit avantazhin me nje super gol nga jashtë zone. Momentet e fundit të ishin drithëruese. Në minutën e 85 Borrielo gabon vetëm per vetëm me portierin. Ndersa në te 92 Vucinic dritheron zemrat Milaniste.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus