Kyresore » 2012 » Mars » 21 » Këmbët e Messit shkruajnë historinë e Barcelonës
4:51 AM
Këmbët e Messit shkruajnë historinë e Barcelonës
Legjenda e re dhe e gjallë e Barcelonës quhet Lionel Messi. Me kaq pak vjet dhe kaq shumë jetë përpara, Messi e ka dërguar emrin e tij si i pari në listën e golashënuesve të klubit gjigant nga Katalunia. Një hat-trick mjeshtëror kundër Granadas bëri që Messi të arrijë shifrën e 234 golave me fanellën e klubit të tij. Në këtë mënyrë ai e kalon mitikun Cesar që kishte arritur 231 gola.Për më tepër, Messi të martën e ka arritur në 19 numrin e hat-trickëve, ka arritur 5 gola në ndeshje, 103 gola për 97 ndeshje, e ka fituar 3 herë Topin e Artë, e ka fituar 1 herë Kupën e Mbretit, 2 Botërore të Klubeve të FIFA-s, 3 Liga të Kampionëve dhe 5 Liga spanjolle. Për më tepër, tashmë e ka kaluar në La Liga Ronaldon me 2 gola më shumë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus