Kyresore » 2012 » Dhjetor » 19 » Mafia kineze "njollos" Real Madridin
3:33 PM
Mafia kineze "njollos" Real Madridin
Real Madrid është pjesë e hetimit të një kryetari bande kineze. Gao Ping u arrestua pak javë më parë në Kinë, pasi ishte mbajtur nën vëzhgim për një kohë të gjatë. Si fillim, lidhjet e tij me Real Madrid u kuptuan kur ai shoqëroi klubin spanjoll gjatë vizitës së tyre në Kinë. Por, duket se nuk është mjaftuar me aq. Policia kineze bën me dije se duke iu referuar përgjimeve telefonike, dyshohet se ai mund të ketë bashkëpunëtorë disa anëtarë të madrilenëve. Ai ka shkëmbyer një pako në tribunën VIP të stadiumit "Santiago Bernabeu", edhe pse nuk dihet ende se cila është përmbajtja e saj. "Nga hetimi dhe përgjimet e policisë, është një moment kur Gao Ping flet për një shkëmbim në tribunën VIP të stadiumit. Madje ai thotë: ‘Do takoj ata pesë të Realit dhe do u jap pakon’. Për momentin, ne ende nuk jemi në dijeni të asaj që përmbante pakoja, apo se kush janë këta pjesëtarë të klubit spanjoll. Gjithnjë duke iu referuar përgjimeve telefonike, mund të them se Ping dhe ata pesë të Realit kanë pasur edhe një takim në hotel. Një grua e njofton atë për vendodhjen e tyre, që në fakt ishte në të njëjtin hotel me atë të Realit. Gjithçka bëhet fjalë të ketë ndodhur më 25 prill, para ndeshjes kundër Bayern Munchen", ka qenë reagimi zyrtar i policisë kineze. 

Vetë klubi spanjoll nuk ka mbajtur një qëndrim mbi këtë çështje, duke i lënë hapësira hetimit për të nxjerrë më tepër detaje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus