Kyresore » 2012 » Mars » 30 » Menezes dyshon te forma e Kaka për Brazil 2014
1:08 PM
Menezes dyshon te forma e Kaka për Brazil 2014
Trajneri i Brazilit, Mano Menezes, ka deklaruar se ka dyshime nëse Kaka do të jetë në gjendje të rifitojë një vend në përfaqësuese për Botërorin 2014, ndërsa ka ftuar lojtarin e Real Madrid të provojë se e meriton thirrjen.Menezes tha për televizionin brazilian "SporTV” se mendonte se Kaka mund të ishte lojtari më i rëndësishëm për Brazilin në këtë Botëror, por shtoi gjithashtu se "sezoni i ardhshëm do të tregojë nëse Kaka mund të luajë më për Brazilin në një turne të tillë. Të gjithë kemi dyshimet tona për këtë”.Më pas, ai konfirmoi se Kaka nuk do të ishte një prej tre futbollistëve mbi limitin e moshës që mund të përzgjedhë për Lojërat Olimpike 2012 në Londër.
Kaka ka luajtur për Brazilin në çdo Botëror që nga viti 2002, por forma e tij aktuale të Real Madrid nuk i është afruar asnjëherë asaj të shfaqur te Milan, që e bëri futbollistin më të mirë në botë për disa vite radhazi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus