Kyresore » 2012 » Dhjetor » 19 » Mesi bëhet futbollisti më i paguar
2:50 PM
Mesi bëhet futbollisti më i paguar
Barcelona i do "përjetësisht” pjesë të klubit yjet e saj, Ksavin, Pujolin dhe Mesin. Tre futbollistët e rritur nga akademia kanë rinovuar dje zyrtarisht kontratat, ku për dy të parët konfirmohet se do e mbyllin karrierën pikërisht aty ku e kanë nisur. Por duket se i njëjti fund do të jetë edhe për yllin argjentinas. Madje, Mesi është bërë edhe futbollisti që përfiton më shumë para brenda një viti. Kapiteni i Barcelonës rinovoi kontratën deri në vitin 2016, me një klauzolë largimi për vetëm 10 milionë euro. Ksavi Hernandez u bë pjesë e akademisë së Barçës që në moshën 11-vjeçare, ndërsa debutoi me ekipin e parë vetëm shtatë vite më pas dhe që nga ajo kohë nuk ka mbajtur veshur asnjë fanellë tjetër. 32-vjeçari rinovoi gjithashtu deri në vitin 2016 me skuadrën, ndërkohë që ka një klauzolë prej plot 80 milionë eurosh. Lionel Mesi është investimi më i madh që ka bërë Barcelona në akademi. E morën nga Argjentina kur ishte 13 vjeç dhe e mësuan se si të shfrytëzojë talentin e tij, për t’u bërë më i miri në botë. Ylli argjentinas i ka premtuar gjithnjë besnikëri klubit dhe këtë e konfirmoi me rinovimin. Autori i 90 golave brenda vitit 2012 hodhi dje firmën mbi kontratën e re, e cila e mban të lidhur me Barçën deri më 2018-n. Klauzola e largimit të tij është astronomike, plot 250 milionë euro. Me kontratën e re, Mesi përfiton si pagë neto nga klubi i Barcelonës një shifër prej 15.3 milionë eurosh, pa llogaritur bonuset. Kjo nuk e bën futbollistin me pagën më të lartë, pasi ai mbetet Samuel Eto. Gjithsesi, argjentinasi është futbollisti që përfiton më shumë para brenda një viti, duke llogaritur edhe të ardhura nga reklamat. Ai tashmë arkëton në llogarinë e tij bankare plot 33.7 milionë euro për 12 muaj. Në vendin e dytë pozicionohet Devid Bekham, i cili edhe pse është një lojtar i lirë, arrin të përfitojë 32.1 milionë euro. Ndërkohë, i treti është Kristiano Ronaldo me 29.8 milionë euro.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus