Kyresore » 2012 » Dhjetor » 20 » Messi nuk shpallet sportisti më i mirë në Argjentinë
1:26 PM
Messi nuk shpallet sportisti më i mirë në Argjentinë
Lionel Mesi mund të ketë thyer rekorde të panumërta në vitin 2012 dhe të jetë kandidat kryesor për "Topin e Artë” numër 4, por gazetarët në vendlindjen e tij nuk mendojnë se ai është sportisti më i mirë argjentinas, të paktën për këtë vit kalendarik.Futbollisti është renditur vetëm i treti në anketën e përvitshme të organizuar nga shoqata e gazetarëve në Argjentinë, ndërsa vendin e parë e dhe trofeun "Olimpia de Oro” e mori boksieri Serxho Martinez, i cili mban titullin botor ËBC pas suksesit që arriti kundër meksikanit Hulio Cesar Çavez XhuniorVendi i dytë i shkoi mjeshtrit të taekuondo, Sebastian Krimaniç, i cili arriti të merrte medaljen e artë në Londër 2012, e vetmja për Argjentinën. Si rrjedhojë, Mesi duhet të kënaqet me vendin e tretë në këtë renditje, edhe pse një vit më parë ishte ai fituesi i trofeut.Vetë Martinez ka qenë shumë i çuditur me fitoren e këtij trofeu simbolik. "Ky është një nder shumë i madh, të fitoj këtë trofe duke konkurruar me atletë të jashtëzakonshëm si Sebastian Krismaniç dhe Leo Mesi”, ishin fjalët e tij në momentin kur iu dorëzua trofeu.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus