Kyresore » 2012 » Dhjetor » 20 » Milani kundër Barcës Reali kundër Unitedit
1:22 PM
Milani kundër Barcës Reali kundër Unitedit
Superduele do të kemi në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve pas shortit që u tërhoq të enjten në Nyon të Zvicrës. Gara më e madhe evropiane për klube do të vë ballë për ballë shtatëherë kampionin Milan dhe katërherë fituesin e këtij kompeticioni, Barcelona.Klubi që mban rekord trofesh në këtë turne – nëntë sosh, Real Madrid, do të ketë përballë fituesin e trefishtë, Manchester United.Tjetër derbi përballje do të jetë ajo mes katërherë fituesit Bayern Munich dhe klubit që është në kërkim të trofeut të parë, Arsenal.Kampioni i Italisë, Juventus, që këtë edicion u kthye në Ligën e Kampionëve do të ketë punë me Celticun.
Borussia Dortmundi sfidohet nga befasia Shakhtar Donetsk, PSG ka për kundërshtar Valencian, ndërsa befasia tjetër, Malaga, do të luftojë me Porton për një vend në çerekfinale. Schalke dhe Galatasaray janë dy skuadrat e fundit që do ta sfidojnë njëra-tjetrën.

Skuadrat që do të përballen në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve:

Valencia - PSG
Real Madrid - Manchester United
AC Milan - Barcelona
Shakhtar Donetsk - Borussia Dortmund
Arsenal - Bayern Munich
Porto - Malaga
Celtic - Juventus
Galatasaray - Schalke
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus