Kyresore » 2012 » Qershor » 11 » Milani përgatit ofertë për Ronaldon
12:43 PM
Milani përgatit ofertë për Ronaldon
Milani është duke përgatitur një mega-ofertë për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me ndihmën e Sheikut Mohammed Bin Rashid Al Maktoum.Corriere dello Sport shkruan se Milani është në biseda me Sheikun Mohammed për t`i shitur atij aksione në klub, që kapin vlerën e 200 milionë eurove.Dhe shumica e këtyre parave të mbledhura do të shkojnë për ta transferuar Ronaldon nga Real Madridi.Milani do t`i ofrojë Ronaldos 20 milionë euro në vit për ta bërë atë lojtarin më të paguar në histori të futbollit dhe po ashtu dëshiron ta bëjë portugezin transferimin e parë mbi 100 milionë euro.Ronaldo së fundi ka deklaruar se ai dëshiron ta mbyllë karrierën në Madrid. Kontrata e tij tani ka një klauzolë blerëse që kap vlerën e një miliardë eurove.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus