Kyresore » 2012 » Dhjetor » 3 » Ndihmësi i Simeones kërcënon Mourinhon
3:18 PM
Ndihmësi i Simeones kërcënon Mourinhon
"Unë nuk jam Tito (Vilanova). Unë ta këpus kokën!” Këto janë fjalët e German "Mono” Burgos të drejtuara për Jose Mourinho gjatë derbit Real Madrid-Atletico Madrid. Sipas ‘El Mundo’, në minutën e 28 të pjesës së parë, kur rezultati ishte 1-0 për Realin, Burgos iu drejtua stolit të skuadrës "merengues” aspak i kënaqur. Mendohet se debati ka nisur për presionin e vazhdueshëm që po bënin trajnerët ndaj arbitrit të katërt.Edhe pse ndihmësi i Mourinho, Aitor Karanka, theksoi se nuk kishte ndodhur asgjë e rëndësishme, Burgos nuk ka qenë i kënaqur me sjelljen e Mourinho dhe me gjeste i ka bërë të ditur se po e vëzhgonte me kujdes.Burgos përmendi trajneri aktual të Barcelonës, Tito Vilanova, të cilit sezonin e kaluar Mourinho i futi gishtin në sy gjatë një momenti të nxehtë të ndeshjes Barcelona-Real Madrid.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus