Kyresore » 2012 » Mars » 21 » Pike e Guardiola: Messi më i miri në planet
3:34 PM
Pike e Guardiola: Messi më i miri në planet
Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Lionel Mesi, i cili hyri në histori të klubit katalonas si golashënuesi më i mirë.Mesi me tre golat e shënuar në fitoren kundër Granadës (4:2) e theu rekordin e Cesar Rodrigezit, i cili në kohën e tij kishte shënuar 232 gola për Barcelonën."Nuk ka rëndësi se ku luan, nëse është ftoftë apo nxehtë, ai gjithmonë tregon se është më i miri në botë”, ka theksuar Pike për gjeniun argjentinas, Lionel Mesi. "Kam fatin që luaj në të njëjtën skuadër me të. Jam i privilegjuar. Sinqerisht, Mesi është më i miri në histori”, ka shtuar Pike.
Ndërkohë lëvdatat nuk i ka kursyer as trajneri Pep Guardiola. "Mesi si Majkëll Xhordan i futbollit? Ndoshta po. Të dy janë dominues në sportet e tyre. Mesi është lojtari më i veçantë në planet. Më vjen keq për të tjerët por ai është vërtetë i ndryshëm. Gjithashtu më vjen keq që nuk mund ta konkurrojë askush sepse ai është më i miri”, ka thënë Guardiola.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus