Kyresore » 2012 » Mars » 30 » Raul, kush do ta thyejë rekordin?
1:10 PM
Raul, kush do ta thyejë rekordin?
Dygolëshi i shënuar përballë baskëve e çon Raul në kuotën e 76 golave në kompeticionet evropiane, dhe rekordi i tij merr akoma më tepër vlerë nëse kujtojmë se më pranë tij në këtë klasifikim janë futbollistë që nuk do të kenë okazion për të rikuperuar terrenin e humbur.Edhe pse disfata e Schalkes së tij 4-2 në shtëpi kundër Athletic Bilbao duket se lë pak shpresa për të avanacuar në gjysmëfinalet e Europa League, dy golat e shënuar nga Raul Gonzales Blanco janë motiv i një kënaqësie të madhe për të. Me këtë dygolësh shifra e golave të sulmuesit spanjoll në kompeticionet evropiane bëhet e vështirë për tu arritur dhe përbën një record të destinuar të mbetet I tillë dhe për shumë kohë, deri sa të arrihet nga Lionel Messi i cili favorizohet nga fakti se është vetëm 24 vjec.Dygolëshi i shënuar përballë baskëve e çon Raul në kuotën e 76 golave në kompeticionet evropiane, dhe rekordi i tij merr akoma më tepër vlerë nëse kujtojmë se më pranë tij në këtë klasifikim janë futbollistë që nuk do të kenë okazion për të rikuperuar terrenin e humbur. Një prej tyre është Filippo Inzaghi , në kuotën e 70 golave por tani jashtë lojës për vendin e parë pasi nuk është në listën e futbollistëve të Milan për pjesëmarrjen në Champions dhe mendon tërheqjen nga futbolli. Pas Inzaghit në klasifikim vjen një tjetër futbollist që ka bërë histori te Milani, Andriy Shevchenko në kuotën e 67 golave, I cili luan me Dinamon e Kievit dhe duket i orientuar për të varur këpucët në goxhdë pas Evropianit që do të zhvillohet në vendin e tij verën e ardhshme. Në numërimin e golave t ëish futbollistit të Real Madrid Uefa llogarit dhe golin e fitores 2-1 në Kupën Intercontinentale të vitit 1998, e cila u organizua bashkarisht nga Federata Europiane dhe ajo Amerikano-jugore para se të krijohej Botërori I Klubeve nga Fifa.Është ky klasifikimi i pozicioneve të para për sa i përket finalizimit në arenën Evropiane kku ai që duket se vërtetë mund të kapë Raul është Lionel Messi, për momentin në kuotën e 50 golave të shënuar , të cilit i duhen dhe 26 të tjerë për të arritur Raul, dicka që nuk është aspak e pamundur për tu realizuar në 2-3 vitet e fundit po të merret parasysh mesatarja fantastike e shënimit të argjentinasit në Champions League.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus