Kyresore » 2012 » Dhjetor » 13 » Reali 70 milionë euro për Balen
3:37 PM
Reali 70 milionë euro për Balen
Siç raporton e përditshmja spanjolle "Marca”, gazetë pranë Real Madridit, "Los Blanos” është i gatshëm të ndajë 70 milionë euro për të sjellë Gareth Bale nga Tottenham.Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez njoftoi një rindërtim të madh të ekipit dhe dëshira e tij e parë është sjellja e lojtarit të Spursave.Uellsiani 23-vjeçar që disa kohë është në listën e dëshirave të 'mbretërve', por ai vetë, ka deklaruar se është i lumtur në Londër dhe nuk dëshiron të ndryshojë mjedisin. Perez beson se 'Gjelat' vështirë se mund të refuzojnë një ofertë prej 70 milionë eurove.Presidenti i kampionit të nëntëfishtë të Evropës po planifikon që të sigurojë një pjesë të fondeve nga shitja e Marcelos në Chelsea për shumën prej 25 milionë eurove, duke marrë parasysh se Ashley Cole i Chelseat gjatë afatit kalimtar të janarit thuhet se mund të kaloj në radhët e PSG-së.Uellsiani ishte i shkëlqyer këtë sezon duke luajtur në total prej 24 ndeshjeve për Spurs dhe ka shënuar shtatë gola deri më tani.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus