Kyresore » 2012 » Dhjetor » 4 » Rikthehet Antonio Conte
1:35 PM
Rikthehet Antonio Conte
Gëzimi është i madh për të, pasi dera u hap dhe prangat u hoqën. Antonio Conte rikthehet në stolin e Juventusit pas 4 muajsh pezullim, dënim që iu dha për përfshirjen e tij tangente në skandalin e trukimeve.Lumturia është e madhe edhe për futbollistët e tij, të cilët e kanë ndjerë mungesën e udhëheqësit dhe po ashtu tek tifozët që mund të festojnë ashtu si majin e shkuar kur skuadra e tyre e zemrës u shpall kampione.
Antonio do të ulet në stol më 9 dhjetor, në ndeshjen jashtë fushe ndaj Palermos, ndërsa mediat kurrë nuk e kanë fshehur se ai ka qenë vendimtar në ringjalljen e traditës së një Juventusi fitues.Konte u dënua në 10 dhjetor, fillimisht me 10 muaj pezullim, dënim që më pas iu ul në 4. Ai u gjet fajtor jo si i përfshirë në trukime, por sepse nuk denoncoi atë që ndodhi në përballjet e manipuluara Novara-Siena dhe Albinolefe-Siena, kur ai ishte trajner i së dytës në Serinë B.
Tashmë, gjithçka ka përfunduar, ndërsa Juventusi është kujdesur që trajneri të ndihet i kënaqur në rikthim: "Zonja e Vjetër" vazhdon të jetë në majë të Serie A.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus