Kyresore » 2013 » Janar » 8 » Ronaldo do të heq qafe edhe të vetmen të keqe që ka
3:11 PM
Ronaldo do të heq qafe edhe të vetmen të keqe që ka
Kohë më parë Luiz Felipe Scolari deklaroi se gjëja e keqe e vetme në jetën e Ronaldos është Lionel Messi dhe nëse argjentinasi nuk do të ishte, atëherë Ronaldo për shumë vite me radhë do të ishte më i miri në botë.Pas kësaj deklarate, tashmë sytë janë kthyer nga familja e Ronaldos, e cila sipas gojëdhënave në Brazil, synon t'a çojë në gjykatë çështjen e ditëlindjes së birit të tyre, Cristiano Ronaldo.Sipas mediave braziliane, familja e Ronaldos do të kërkojë ndryshimin e ditëlindjes së Ronaldos nga 5 shkurt 1985, në 5 shkurt 1995 me arsyetimin se punonjësi i gjendjes civile e kishte shënuar gabimisht numrin "8" në vend të "9". Sipas mitologjisë së fisit Cristi nga Brazili, të cili i përket vet Ronaldo, njeriu plaket sipas datës së lindjes të regjistruar në gjendje civile, kështuqë ky ndryshim do i zgjaste karrierën futbollistike Ronaldos edhe pasi Messi të jetë larguar nga futbolli."Llafet e Dynjasë" ka arritur të mësojë se edhe Real Madridi ka shprehur mbështetjen për iniciativën e familjes së Ronaldos, pasi ky ndryshim do i mundësonte futbollistit të tyre të superpaguar, të bëhej më i miri në botë dhe të fitonte edhe Topin e Artë, pasi Messi të ishte plakur dhe kështu do të eliminohej edhe e keqja e vetme që ka Ronaldo, të jetuarit në të njëjtën kohë me Messin, gjë të cilin e zbuloi kohë më parë trajneri i njohur Scolari.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus