Kyresore » 2012 » Mars » 21 » Ronaldo ekzekutuesi më i dobët i gjuajtjeve të lira në Evropë !
7:03 PM
Ronaldo ekzekutuesi më i dobët i gjuajtjeve të lira në Evropë !
Futbollisti i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është ‘snajperisti’ më i dobët i gjuajtjeve të lira në Evropë, sipas statistikave që i botoi revista "El Pais". Gazetarët e gazetës më të shitur spanjolle kanë numëruar goditjetë e lira të CR7 gjatë këtij sezoni, dhe rezultoi se ai ka shutuar 37 herë dhe nuk e ka goditur asnjëherë rrjetën e kundërshtarëve.Ronaldo mund të ngushëllohet në këtë histori vetëm me faktin se pothuajse ngjashëm me të, ka ekzekutuar gjuajtjet e lira edhe Lionnel Messi, i cili shënoi vetëm një gol nga 23 goditje.Megjithatë, ndryshe nga Barcelona ku gjuajtjet e lira i ekzekuton Xavi (dy gola nga 10 tentime), specialistët të këtyre gjuajtjeve janë edhe Dani Alves, Iniesta dhe Fabregas, ndërsa tek Real Madrid askush nuk tenton për t’i ekzekutuar ato përveç Ronaldos, edhe pse tek ekipi i Mourinhos ndodhen lojtar të tillë si Kaka, Xabi Alonso dhe Ozil.Sipas statistikave, aktualisht ‘snajperisti’ më i mirë në Evropë është sulmuesi spanjoll, Santi Cazorla i Malagas, golashënues i katër gola nga 21 tentime, nga të cilat një e shënoi kundër Real Madridit në minutën e 90-të gjatë fundjavës për të vënë rezultatin përfundimtar, 1-1.I dyti në këtë listë është suedezi i Sunderlandit, Sebastian Larsson, i cili shënoi ka tre gola nga 10 tentime.Nga dy gola gjatë këtij sezoni kanë shënuar vetëm shtatë lojtar Xavi, Rooney, Pedersen, Hatsar, Benat, Lodi, Mikola.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus