Kyresore » 2013 » Nëntor » 29 » Ronaldo: Komandant nuk është termi që më shkon mua
10:31 AM
Ronaldo: Komandant nuk është termi që më shkon mua
Kristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë për vitin 2013 nga revista "four four tëo", duke lënë pas rivalin Leo Mesi. Ylli portugez ndalet të flasë për topin e artë, objektivat sezonal të skuadrës dhe të japë një përgjigje ndaj presidentit të FIFA-s Sep Blater. Në fillim Ronaldo flet për objektivat sezonal me Real Madrid. "Besoj që këtë vit mund të fitojmë si kampionatin ashtu dhe Champions League. Jemi në rrugën e duhur dhe të gatshëm për të arritur objektivat." Sigurisht që imitimi i bërë nga presidenti i FIFA-s Sep Blater, i cili e cilësonte Ronaldon një komandat merr një përgjigje. "Nuk jam i sigurt që fjala komandat të jetë e saktë për mua. Në skuadër kemi shumë liderë, jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj." U bënë disa vite që përflitet për një rivalitet midis Ronaldos dhe Mesit, aq sa mund të krahasohet me atë që është cilësuar si dueli i shekullit në boks midis Muhamed Ali dhe Xhoi Frezes. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus