Kyresore » 2014 » Janar » 27 » Shkëmbehen Costa e Courtois
6:12 PM
Shkëmbehen Costa e Courtois
Chelsea dhe Atletico Madrid janë pajtuar që të bëjnë një shkëmbim sensacional që do ta dërgonte Diego Costan në ‘Stamford Bridge’ sezonin e ardhshëm, bëjnë të ditur mediet spanjolle.Siç dihet tashmë, skuadra londineze ka në pronë kartonin e portierit Thiabut Courtois, i lavdëruar nga të gjithë si portieri më i mirë i ri në Evropë, në saje të paraqitjeve fantastike në tre sezonet e kaluara në kryeqytetin spanjoll.
Por 21-vjeçari dëshiron qëndrimin në Madrid, ndërsa trajneri i Chelseat, Jose Mourinho dëshiron me çdo kusht sulmuesin Costa.
Por, mbetet të shihet nëse do të arrihet ky shkëmbim, pasi që për shërbimet e tija këtyre dy lojtarëve janë të interesuara shumë klube evropiane.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus