Kyresore » 2012 » Mars » 21 » Skandal! Gjibraltari në UEFA para Kosovës!
7:12 PM
Skandal! Gjibraltari në UEFA para Kosovës!
Nëse edhe në këtë javë UEFA nuk i rekomandon FIFA-s që ta lejojë përfaqësuesen e Kosovës dhe klubet e saj të zhvillojnë ndeshje miqësore, atëherë këtyre dy organizatave mund tu dalë punë nëpër gjykata. Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës po mendojnë shumë seriozisht që këtë çështje ta procedojnë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, pasi kanë fituar bindjen se shtëpia e futbollit europian dhe atij botëror e kanë tepruar, duke i diskriminuar. Të martën dhe të mërkurën, në Stamboll, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do ta mbajë mbledhjen e tij të radhës. Është paraparë që në këtë mbledhje ky organ ta nxjerrë një rekomandim për FIFA-n që ta lejojë apo jo përfaqësuesen e Kosovës dhe klubet e saj të zhvillojnë ndeshje miqësore ndërkombëtare. Në fakt, një rekomandim të tillë UEFA ishte paraparë t'ia jepte FIFA-s para disa muajve, por nuk e bëri një gjë të tillë me arsyetimin se kishte kërkuar një mendim këshillëdhënës nga zyra ligjore e saj. Por kjo nuk ishte hera e parë që UEFA nuk i ishte përgjigjur FIFA-s rreth kësaj çështjeje, të cilën europianët po e zvarritin prej kohësh. Prandaj, përvoja e hidhuar nga e kaluara ka bërë që krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) të mos i kushtojnë rëndësi aq të madhe as mbledhjes së radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Pra, udhëheqësit e futbollit kosovar nuk janë aq optimistë nëse europianët kësaj radhe do ti japin një rekomandim shtëpisë së futbollit botëror rreth kërkesës së kosovarëve, e cila herë dërgohet në FIFA e herë në UEFA, por pa dhënë rezultat. Kështu, koha po ecën, derisa dita-ditës krerëve të FFK-së po u humbet durimi. Kosovarët tashmë e kanë fituar bindjen se po diskriminohen nga FIFA e UEFA për faktin se këto dy organizata nuk po i lejojnë të luajnë futboll, edhe pse Kosova konsiderohet zemra e Europës. Krerët e FFK-së thonë se, nëse edhe kësaj radhe UEFA nuk ia jep një rekomandim FIFA-s, atëherë do ta shqyrtojnë shumë seriozisht mundësinë që çështjen ta dërgojnë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS)
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus