Kyresore » 2012 » Dhjetor » 13 » Theo Walcott në "radarin" e Juventus
2:04 PM
Theo Walcott në "radarin" e Juventus
Juventusi është në kërkim të një sulmuesi të klasit të lartë dhe në Angli mediat shkruajnë së fundmi për një interesim për talentin e Arsenal dhe "Tre Luanëve", Theo Walcott. Sipas asaj që shkruan "TalkSport", bardhezinjtë i kanë paraqitur ofertën e parë "Topçinjëve" për 23-vjeçarin, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm. Gjithashtu palët ende nuk kanë gjetur akordin për një rinovim të mundshëm pasi Walcott ka refuzuar të gjitha ofertat e londizëve që nga ana tyre për të mos rrezikuar ta lënë të lirë sulmuesin me parametrat zero, janë të gatshëm ta shesin kartonin e tij që në merkaton e Janarit. Juventus, për të bindur anglezin që të transferohet në Torino, mund të derdhë në arkat e Arsenal më shumë se 5 milionë euro. Megjithatë kampionët në fuqi të Italisë nuk janë i vetmi që dëshiron shërbimet e Walcott, pasi në gjurmët e tij janë dhe disa skuadra të tjera si Manchester United e Manchester City.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus