Kyresore » 2012 » Dhjetor » 14 » Thirrje “Shqipëri Etnike” përballë Partizanit të Beogradit
10:22 PM
Thirrje “Shqipëri Etnike” përballë Partizanit të Beogradit
Thirrjet "Kosovë, Kosovë” dhe "Shqipëri Etnike” gjallëruan pallatin e sportit të Bambergut, në Gjermani, ku zhvillohet të enjten një ndeshje vendimtare për fatet e Euroligës, ekuivalentes së Champions League në basketbollin europian.
Të motivuar nga emri i kundërshtarit, Partizani i Beogradit, qindra shqiptarë dhe kosovarë me banim në Gjermani u paraqitën në pallatin e sportit, për të mbështetur skuadrën vendase, në një ndeshje ku fituesi do të sigurojë biletën e kualifikimit midis 16 skuadrave më të mira të basketbollit në kontinent.Lajmi u raportua gjerësisht në mediat serbe, ku nuk pritej një atmosferë e tillë armiqësore në qytetin e vogël të ndodhur në krahinën e Frankonisë, në Gjermani.Midis flamurëve dhe korreve shqiptare, spikatën edhe disa grupe të tifozerisë së mirënjohur për besnikërinë dhe mbështetjen që i kanë dhënë kombëtares shqiptare, midis tyre edhe të mirënjohurit e "Plisave Prishtinë”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus