Kyresore » 2012 » Qershor » 10 » UEFA do të nis procedurë disiplinore kundër Rusisë
1:02 PM
UEFA do të nis procedurë disiplinore kundër Rusisë
 UEFA ka akuzuar Federatën e Futbollit të Rusisë për sjellje të pahijshme të tifozët rusë, të cilët u përleshën me rojet e sigurisë në stadium pas ndeshjen së parë të kombëtares së tyre me Rep. Çeke.UEFA ka thënë se dëshiron më shumë prova rreth pretendimeve të thirrjeve fyese të lojtarëve çeke gjatë ndeshjes në Wroclaw të premten, në të cilin Rusia fitoi 4-1.Vëzhguesit anti-racist të emëruar nga UEFA njoftuan se tifozët sulmuan verbalisht mbrojtësin çek Theodor Gebre Selassie, i cili është i zi."Procedura është iniciuar për shkak të ngjarjeve gjatë dhe pas ndeshjes së rrethin të parë kundër Republikës Çeke në Kampiuonatin Evropian. Bëhet fjalë për ngacmim, përdorimin e pajisjeve piroteknike dhe përdorimin e parulla të ndaluara", tha UEFA.
UEFA ka njoftuar se komisioni i tij disiplinor të mërkurën do të shqyrtoj çështjen kundër Rusisë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus