Kyresore » 2012 » Mars » 29 » Vendoset në Camp Nou
10:54 PM
Vendoset në Camp Nou
Super-sfida çerekfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Milanit dhe Barcelonës ka përfunduar me rezultat të bardhë, 0-0. Rossonerët janë mbrojtur me sukses ndaj ‘stuhisë katalunase’, kështu që gjysmëfinalisti i këtij çifti do të vendoset pas një jave, në Camp Nou. Në duelin tjetër, Bayern Munich e bëri një hap të madh drejt gjysmëfinales, duke e mposhtur Olympique Marseillen në Francë.Milani dhe Barcelona kanë barazuar pa gola, 0-0, në super sfidën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e cila u zhvillua sonte në stadiumin San Siro të Milanos. Të dyja skuadrat kanë shfaqur një lojë të shkëlqyeshme, me Barcelonën që e mbajti topin si zakonisht, por me një Milan, i cili diti të mbrohej mjaft mirë.Ekipi i Pep Guardiolës e kontrolloi lojën në pjesën e parë, por në atë të dytë ai i Massimiliano Allegrit u këndell dhe rrezikoi më shumë. Zlatan Ibrahimovic dhe Robinho kishin raste për vendësit në 45 minutëshin e parë, kurse mysafirët rrezikuan me Xavin e Sanchezin. Madje, ndaj këtij të fundit pati një ndërhyrje të palejueshme në zonën e rreptësisë, por gjyqtari nuk dha penallti për mysafirët. Në pjesën e dytë, Rossonerët kanë sulmuar më shumë, duke e vënë në vështirësi disa herë mbrojtjen katalunase. Në anën tjetër, reparti defanziv i vendësve u tregua mjaft i kujdesshëm në sulmet e nisura nga Xavi, e të përfunduara nga Messi. 
Marrë në përgjithësi, barazimi ishte rezultati më real i këtij takimi. Pra, gjithçka do të vendos takimi i kthimit, që do të zhvillohet pas gjashtë ditësh, në Camp Nou të Barcelonës.Ndoshta katalunasit do të jenë paksa të favorizuar për të shkuar në gjysmëfinale, pasi që do të luajnë në shtëpi, por që klubi italian di të jetë i paparashikueshëm gjithmonë.Në duelin tjetër, Bayerni i Munichut e bëri një hap të madh drejt gjysmëfinales, duke e mposhtur Olympique Marseillen me rezultat 2-0 në stadiumin Velodrome. Golat për gjigantin Bavarez i realizuan Mario Gomez dhe Arjen Robben.

Liga e Kampionëve

Çerekfinalja

Rezultatet

Milan – Barcelona 0-0

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus