Kyresore » 2012 » Shkurt » 22 » Vernblum, “tifozi” që i shënoi Realit
1:06 PM
Vernblum, “tifozi” që i shënoi Realit
Pontus Vernblum nuk do ta harrojë lehtë natën e 21 shkurtit 2012, pasi pikërisht në këtë datë ka shënuar golin e barazimit në minutën e 93-të kundër "skuadrës së zemrës”.Sipas mediave spanjolle, futbollisti suedez që firmosi për CSKA-në e Moskës gjatë merkatos së janarit dhe debutoi pikërisht në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, është tifoz që i vogël me Realin e Madridit, ndërsa ka kartën e anëtarësisë të klubit të fansave të Realit në Suedi."Kjo ishte një ëndërr që u realizua, edhe pse do të kisha preferuar që të luaja në anën tjetër të fushës”, ishte komenti që bëri vetë futbollisti suedez pas golit që i dha barazimin skuadrës së tij.Por pikërisht ky gol, që ka komplikuar disi kualifikimin e madrilenëve, mund të bëjë që dëshira e tij të mos realizohet asnjëherë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus