Kyresore » 2012 » Dhjetor » 15 » Villa: Thërret Juven, nisin kontaktet zyrtare
2:52 PM
Villa: Thërret Juven, nisin kontaktet zyrtare
David Vija dhe Barcelona janë në prag divorci pas tri sezonesh në të cilat kanë festuar trofe të shumtë. Ajo që ka ndezur këtë ngricë është çështja e rinovimeve, të cilat nuk kanë prekur emrin e David Vijës. Këtij të fundit i skadon kontrata në qershor të vitit 2014, por për numrin 7 asnjë nga drejtuesit e klubit nuk është shqetësuar. Dhe kandidatja për të blerë shërbimet e Vijës nuk mungon, madje ka ditë që ka nisur kontaktet me agjencinë menaxheriale "Vos”, që mbron interesat e futbollistit. Juventusi, duke parë situatën e David Vijës, ka kontaktuar delegatin italian të "Vos”-it, Xhuzepe Bocon, i cili dje ka saktësuar: "Vija është i lodhur nga të qëndruarit në stolin e Barcelonës. Juventusi? Po, ata na kanë kontaktuar dhe me sa di unë, edhe vetë Vija do ishte i lumtur të ishte pjesë e këtij klubi”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus