Kyresore » 2012 » Dhjetor » 19 » Votova Iniestan por "Topin e Artë" e fiton Messi
2:59 PM
Votova Iniestan por "Topin e Artë" e fiton Messi
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo vlerësohen si dy kandidatët kryesor për fitimin e çmimit "Topi i Artë 2012", megjithëse kandidat për këtë çmim është edhe Andres Iniesta, i cili me Spanjën fitoi Kampionatin Europian në korrik.Lidhur me këtë temë ka folur edhe Zlatan Ibrahimoviç, sulmues i Paris Saint Germain dhe dikur pjesë e Barcelonës së Messit dhe Iniestas. Në një intervistë për "BelINSPORT" bomberi me origjinë boshnjake është shprehur se ylli argjentinas do të fitojë për të katërtin sezon rradhazi çmimin duke vlerësuar superioritetin e "Pleshtit" por ai vetë ka votuar për Andres Iniestan."Messi është lojtari më i mirë në botë dhe ai e meriton "Topin e Artë". E di se ai e ka fituar këtë çmim disa herë, por e ka merituar. Ai luan sikur të jetë në ‘play-station’, është diçka e pabesueshme. Njerëzit që thonë ndryshe ose nuk dinë asgjë rreth futbollit ose flasin gjëra të pakuptimta", ka deklaruar sulmuesi i PSG, Zlatan Ibrahimoviç.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus