Kyresore » 2012 » Tetor » 16 » 100 ndeshje të Ronaldos me Portugalinë - pa trofe
9:29 AM
100 ndeshje të Ronaldos me Portugalinë - pa trofe
Kur Cristiano Ronaldo do të regjistrojë paraqitjen e 100-të me Portugalinë, të martën mbrëma, kundër Irlandës së Veriut, ai do të arsyetojë një karrierë të nisur si qendërmbrojtës, që vazhdoi me shpërthimin si mesfushor dhe tash si një prej sulmuesve më të mirë në botë."Ishte 20 gushti i vitit 2003 kundër Kazakistanit kur për herë të parë vesha fanellën e Portugalisë. Ky është momenti që do ta mbaj në mend gjithmonë në jetën time dhe për të cilin jam krenar", ka thënë Ronaldo. Ai u fut si zëvendësim në vend të Luis Figos, një hero tjetër i Përfaqësueses së Portugalisë. Ronaldo mori numrin shtatë të Figos dhe ndihmoi Portugalinë që të ngjitej në pozitën e tretë të ranglistës së FIFA-s, ndonëse misioni i tij për t'i dhuruar një trofe ekipit ende nuk është përmbushur.Në moshën 27-vjeçare, Ronaldo do të bëhet njëri prej lojtarëve më të rinj nga Evropa që ka regjistruar paraqitjen e 100-të me ekipin e tij përfaqësues, pas Lukas Podolskit (Gjermani) e Kristen Viikmae
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus