Kyresore » 2012 » Nëntor » 18 » 110 milionë, Ronaldo "çmend" bosin e Anzhit
6:50 PM
110 milionë, Ronaldo "çmend" bosin e Anzhit
Cristiano Ronaldo është në sezonin e tij të fundit me Real Madrid. Media spanjolle zbulon prapaskenat e një akordi të arritur mes lojtarit dhe klubit, sa i përket së ardhmes. Ndërkohë që u përfol për një rritje page të sulmuesit, pretendimet e këtij të fundit ishin tepër të larta krahasuar me atë që ofronin madrilenët. Duke parë edhe përplasjet që ylli portugez ka pasur brenda ekipit, u arritur një akord me konsensus për një "divorc" në fund të sezonit. E ndërsa klubi do përfitojë një shifër të majme nga shitja e tij, vetë Ronaldo do arrijë të sigurojë një kontratë edhe me dyfishim të pagës, duke qenë se ka shumë ekipe të gatshëm për ta marrë.Pretendimet për çmimin e kartonit pritet të jenë rreth 100 milionë euro. Një shifër kjo, të cilën janë disa klube të aftë për ta paguar, duke qenë se bëhet fjalë për një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit dhe mbi të gjitha në një moshë të re.

Futbollisti kërkoi 18 milionë euro në vit në kontratën e re me Realin, përkundrejt 10.5 që përfiton aktualisht. Ndërkohë që spanjollët refuzuan t’ia japin, PSG-ja, Manchester City dhe Chelsea janë të gatshëm për t’ia ofruar.

Pronari i klubit rus nuk do që ta humbasë këtë shans, ndaj ka bërë gati 110 milionë euro për kartonin e Ronaldos dhe plot 25 milionë euro në sezon për të. Një superofertë, e cila mund të refuzohet vetëm prej portugezit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus