Kyresore » 2012 » Gusht » 25 » 18-vjeçari shqiptar i bashkohet Juventusit
9:41 PM
18-vjeçari shqiptar i bashkohet Juventusit
Klubi i Juventusit formalizoi marrjen hua të 18-vjeçarit shqiptar, Elvis Kabashi, nga skuadra e të rinjve të Empolit. Në mjediset sportive fillimisht flitej për një blerje, madje në media qarkulloi shifra prej 1,8 milionë eurosh për mesfushorin e ri shqiptar, shifër e pakonfirmuar, por dhe e papërgënjeshtruar deri tani.Elvis Kabashi, megjithë moshën e re, ka lindur në shkurt të vitit 1994, është shquar për fizikun e fuqishëm dhe teknikën e lartë. Specialistët vënë në dukje një karakteristikë të veçantë në fushen e lojës: megjithëse është mëngjërash, Elvis Kabashi luan shumë mirë edhe me këmben e djathtë.Ai është i aktivizuar me skuadrën kombëtare shqiptare të U-19. Jo rrallë ate e kane krahasuar me lojtarin e kombëtares italiane De Rossi, për aftësinë e tij në mbulimin e disa roleve si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus