Kryesore » 2012 » Maj » 06
Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano, ka lëvduar Lionel Messin pasi theu një rekord tjetër, duke thënë se ndoshta bashkëkombasi i tij nuk është qenie njerëzore. "Unë e kam pyetur nëse ai e di se ka shënuar këtë sezon 72 gola”."Edhe pse ai ndoshta nuk është njeri normal nga ky planet, është mirë që Messi mendon se është i tillë. Messi luan sport tjetër”, ka theksuar Mascherano. 
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-06

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i brengosur për nivelin e shpenzimeve të fqinjve të tij të Manhcester Cityt, pasi ndjen se shumë transfere që ai ka planifikuar t’i bëjë mund të kalojnë te rivali i tij i përbetuar. "Askush nuk mund të arrijë fuqinë financiare të Manchester Cityt, askush. Tregu i transferimeve ka qenë i qetë për një kohë dhe mendoj se City këtu ka luajtur rol. Ata nëse duan mund të blejnë secilin lojtar në glob”."N ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-06

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola është i kënaqur me katër golat e Lionel Messit, pas fitores ndaj Espanyolit.Guardiola i tha lamtumirë turmës në Camp Nou me fitore ndaj Espanyol natën e kaluar."Leo ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë sezonit, unë nuk mund të jem xheloz. Pres që ai të bën këtë edhe në të ardhmen. Unë kam provuar që ta ndihmoj sa më shumë që kam pasur mundësi, ndërsa ai më ndihmoi të përmirësohem dhe të bëhem një menaxher i njoh ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-06

Tashmë disa vite qarkullon debati nëse Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë i të gjitha kohërave. Pavarësisht mendimeve të ndryshme, ekziston një statistikë që aktualisht e lë atë shumë prapa njërit prej legjendave të lojës. Braziliani Pele në paraqitjet e tij në klube dhe përfaqësuesen braziliane ka realizuar 1281 gola, kurse Lionel Messi deri më tani ‘vetëm’ 270. Ylli i Barcelonës, Lionel Messi në mesjavë theu rekordin e legjendës së Bayern Munichut, Ger ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-06

Reprezentuesi i Francës, Bacary Sagna, do të mungojë në Evropianin 2012 të futbollit, pasi theu këmbën të shtunën në barazimin 3:3 të Arsenalit me Norwich Cityn, njofton faqja zyrtare e klubit. Mbrojtësi 29-vjeçar së fundi ishte kthyer në fushë, pasi kishte munguar që nga lëndimi i pësuar kundër Tottenhamit në tetor. Të shtunën ai theu këmbën e njëjtë të cilën e kishte lënduar rëndë në tetor. "Është thyer këmba, e njëjta këmbë. Ai është goditur në të, nu ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-06

Lionel Messi ka qenë njeriu i ndeshjes përballë Espanyol ku Barcelona luajti në shtëpi. Në minutën e 12 shënoi Lionel Messi dhe në minutën e 21 merr karton Busquets. Në minutën e 30 vjen kartoni i verdhë për Matan e Gomez. Është Lionel Messi që në minutën e 64 shënon me penallti golin e dytë dhe më pas ndëshkohen me karton të verdhë Alvarez e Vila. Montoya mori një karton të verdhë në minutën e 71. Është sërish Messi me golin e t ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-05

Real Madrid fitoi me vështirësi në ndeshjen e luajtur sot në fushën e Granadas. Në minutën e pestë ishin vendasit që kaluan në avantazh ndërsa pas 20 minutash ndëshkohet me karton të verdhë Albiol. Në pjesën e dytë do të ndëshkohej Jara me të verdhë dhe pas tij edhe Higuain, Moises dhe Benitez. Në minutën e 81 vjen goli i barazimit që u shënua nga pika e 11 metërshit prej Cristiano Ronaldos. Në minutat e fundit ndëshkohen Marcelo, Cortes dhe Gomez dhe një autogol vjen ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-05