Kryesore » 2012 » Gusht » 29
Sot, në orën 22.30, Real Madrid dhe Barcelona do të luftojnë për trofeun e parë sezonal në Spanjë, Superkupën. Në Santiago Bernabeu, dy gjigandët e futbollit botëror do të ndeshen sërish pas takimit të parë të së enjtes të përfunduar me rezultatin 3-2 për katalanasit.Cristiano kundër Messi, dy kampionë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri do të vendosin sot edhe se kush do të jetë skuadra me më shumë fitore në historinë e dueleve mes madrilenëv ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-29

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga mbyllja e merkatos së verës një emër i ri del në planet e Juventus. Duke parë vështirësitë për të arritur te Llorente, Dzeko apo Jovetiç, bardhezinjtë, siç raporton "La Gazzetta dello Sport", kanë hedhur sytë nga sulmuesi danez Nicolas Bendtner.
 Beppe Marrotta kërkon ta marrë në formë huazimi dhe Arsenal nuk e ka problem ta bëjë diçka të tillë ashtu siç bëri sezonin e shkuar me Sunderland.Tratativat mund të mbyllen në ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-29

Nuk dëshiron ta humbasë El Klasikon e radhës, që do të përcaktojë fituesin e trofeut të parë sezonal në Spanjë. Carles Puyol, kapiteni i Barcelonës, i cili u dëmtua rëndë në në ndeshjen e kampionatit ndaj Osasunës, do të tentojë deri në finalen e kthimit të Superkupës së Spanjës, sot në mbrëmje në "Santiago Bernabeu".
Prania e 34-vjeçarit në fushën e blertë është shumë e rëndësishme për skuadrën e Tito Vilanovës dhe këtë e tregojnë statistikat: Humbja e fundit e ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-29

Bashkëshortja e Rikardo Kaka ka lënë të kuptohet se mesfushori mund të kthehet në Brazil nëse largohet nga Real Madrid para përfundimit të merkatos verore. Mendohej se lojtari do të kërkonte një klub në Evropë për të tentuar kthimin në majat e futbollit evropian, por sipas bashkëshortes së tij, Karoline Celiko, ai po mendon që t’i bashkohet ish-skuadrës ë tij në Brazil."Ne po planifikojmë që të kthehemi në Sao Paulo me të gjithë familjen. Nëse Kaka largohet nga ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-29

Një penallti e gjuajtur keq nga Maikosuel i Udinezes i kushtoi kësaj skuadre vendin në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, pasi ekipi italian u mund me penallti nga portugezët e Sporting Braga. Dy klubet e mbyllen edhe ndeshjen e dytë në barazim 1-1, ashtu si të parën, ndaj skuadrat iu drejtuan penalltive.Kur gjuajtjet ishin 2-2, Maikosuel u mundua të shënonte me një "Panenka”, por portieri 30 vjeçar Beto kuptoi menjëherë qëllimin e mesfushorit, ndërsa t ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-08-29