Kryesore » 2012 » Shtator » 01
Gjatë afatit kalimtar të verës u realizuan transferime me bollëk të futbollistëve shqiptarë. Afro 50 prej tyre e ndërruan mjedisin gjatë këtyre dy muajve të pasur kalimesh. Ndër transferimet ‘boom’ mund të veçohen ato të Xherdan Shaqirit (Bayern Munich), Granit Xhakës (Borussia Monchengladbach) dhe Valon Behramit (Napoli).Afati kalimtar i verës, i cili përfundoi të premten mbrëma, ishte i pasur me transferime të shqiptarëve. Ishin rreth 50 futbolli ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-09-01

Manchester City ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit spanjoll Javi Garcia nga Benfika për 16 milionë euro. Për trajnerin e City-t, Roberto Mancinin, blerja e 25 vjecarit Garcia, u bë një prioritet pasi Daniele de Rossi vendosi të qëndrojë në Romë dhe Nigel de Jong iku tek Milan.Ish-lojtari i Real Madridit ka arritur të grumbullohet edhe me ekipin përfaqësues të Spanjës këtë vit.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-09-01

Mesfushori i Chelsea-s, Michael Essien është bashkuar me Realin e Madridit për sezonin e ardhshëm në formë huazimi. Lojtari 29-vjecar zhvilloi vetëm 10 takime si titullar sezonin që shkoi në Premier Ligë, pas një dëmtimi në ligamentet dhe menisk në korrikun e 2011-ës. 
Ai bashkohet në këtë mënyrë me ish-menaxherin e Chelseas, Jose Murinho, i cili e coi tek londinezët në 2005.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-09-01

Mario Balotelli do të duhet të pushojë disa ditë pasi do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në sy. Operacioni do të kryhet me lazer edhe është parashikuar në 4 shtator.Supermario vuan nga miopia dhe për këtë gjë kishte vendosur edhe lente.Menaxheri i klubit të Manchester City Roberto Mancini është shprehur se Mario nuk i duronte me lentet dhe për këtë duhej të operohej.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-09-01

Lojtari brazilian është thuajse jashtë planeve të Mourinhos që nuk e ka grumbulluar në 3 nga 4 ndeshjet e deritanishme por mund të quhet rezervë luksi sepse paga e tij 9 mln Euro rëndon mbi buxhetin e klubit.Real Madridi po mendon të sanksionojë me gjobë Kaka pasi ky i fundit refuzoi të bashkohej me skuadrën për të bërë fotografi me trofeun e Superkupës. Braziliani dhe Coentrao nuk morën pjesë, por portugezi është i justifikuar me aryse personale ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-09-01